Napoli dhe Milan luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Champions League. Në "Diego Armando Maradona" një nga skuadrat do marrë biletën për më tej, me kuqezinjtë e Piolit që fituan 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi dhe janë më të avantazhuar.

Dueli i mbrëmjes së sotme ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit. Tifozët e Napolit i kanë bërë një vizitë të hidhur miqve të Milanit, në hotelin ku futbollistët po qëndrojnë. Më shumë se 300 ultras kanë ndezur qiellin e Napolit, me qëllimin për të lënë pa gjumë kuqezinjtë.

Shashka, tymuese, flakadanë dhe këngë, kjo ka qenë atmosfera që për më shumë se dy orë ka shoqëruar një nga zonat më të frekuentuara në Napoli. Thirrje fyese janë drejtuar edhe kundër Theo Hernendez dhe Maldinit, me tifozët vendas që kanë shënjestruar dyshen e Milanit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?