Tym gri nga mbledhja qeveri-federatë, Seria A ende pa datë për rifillimin e kampionatit

Kishte shumë shpresë për një miratim për rinisjen e stërvitjes më 4 maj, në mënyrë që të ndizej drita jeshile për rifillimin e Seria A, por mbledhja e sotme në Itali, konkretisht mes ministrit të sportit Spadafora dhe federatës italiane, nuk ka vendosur praktikisht asgjë. Në Itali dhe kudo në botë që ka dashamirës të këtij kampionati sot shpresohej të ishte një ditë e rëndësishme, por pas takimit me përfaqësues të futbollit italian ministri sportit ka lënë gjithçka pezull.

Konkretisht Spadafora është shprehur: “Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në takim: dëgjova me vëmendje të madhe pozicionet e ndryshme që dolën dhe në ditët në vijim, pas një diskutimi me Ministrin e Shëndetësisë dhe Komitetin Shkencor Teknik, do të nxjerrim dispozitat e azhurnuara për mundësinë dhe te modalitetet për rinisjen e stërvitjeve."

Sakaq sot të reja të tjera kanë ardhur nga UEFA, e cila është ndikuar nga zhvillimet e fundit në futbollin continental. Konkretisht ndërprerja e Eredivisie, kampionatit holandez, ka bërë që UEFA të ndryshojë qëndrim për federetat që ndërpresin përfundimisht sezonin aktual. Tani në konsideratë nga UEFA do të merren edhe arsyet e ndërprerjes, që do të thotë se nuk do të ketë një dënim në formë të prerë.

Gjithashtu në vendimet e fundit është marë parasysh zgjatja e afatit për përfundimin e kampionateve, që do të jetë deri më tre gusht, datë pas të cilave do të nisin kupat e Europës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë