Karim Benzema do të qëndrojë te Real Madrid të paktën edhe një sezon. Sulmuesi francez ishte në muajt e fundit të kontratës së tij me Los Blancos dhe i lirë për të negociuar me klubet e tjera.
Siç raportohet nga L'Equipe , Real Madridi ka rënë dakord verbalisht me Benzema për një rinovim të kontratës. Ai do të qëndrojë me klubin deri në fund të sezonit 2023/24.
Pavarësisht se fitoi Topin e Artë dhe kishte një sezon mbresëlënës për skuadrën spanjolle, kishte ende dyshime se ai do të mbetej në klubin ku ka 14 vite. Lëndimet kanë dëmtuar sezonin aktual të Benzema, duke e bërë atë të humbasë shumë ndeshje për ekipin.