Tymi i djegies së mbeturinave 'pushton' Fierin, ambientalisti Ferruni: Rrezik ekstrem, qytetarët të largohen nga vendbanimet, dy helme kancerogjene po përhapen në ajër

Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane e cila mori flakë një ditë më parë. Një re e dendur tymi mbuloi qytetin si pasojë djegies së mbeturinave, ndërkohë që banorët u ankuan se prania e tymit ndjehej edhe në frymëmarrje.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në Report Tv se rasti është një rrezik ekstrem dhe se me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene. Ferruni tha se banorët duhet të largohen nga vendbanimet për pak ditë, dhe të mbyllen dyert dhe dritaret e banesave. Ferruni tha më tej se duhet të bëhet mbulimi me dhé, dhe kjo është masa më e mirë.

'Ky rasti këtu është një rrezik ekstrem kemi një shëprthim në një sipërfaqe të madhe në sasira të mëdha plehrash. Djegia e plastikave, ky 'kokteil' mbetej prodhon ca helme shumë të rrezikshme nga më të rrezikshme të planet dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene dhe shumë të rrezikshme. Dy ditë janë shumë dhe ka pasoja shumë të mëdha. Mbulimi me dhé është masa më e mirë. Duhet të ishte bërë edhe më para. Duhet të ishte mbuluar pjesë-pjesë. Banorët që po e vuajnë këtë situatë kanë vetëm një rrugë. Në këto raste duhet të këtë evakuuim, duhet të mbyllen dyer dritare të bllokohet qarkullimi, qytetarët të evakuohen, ku të mundën. Në qytetin e Fierit duhet të largohen qytetarët nga vendbanimet, derisa sa të qetësohet situata nuk duhet të ketë njerëz. Dëmi ndaj organizmit të qytetarëve është afatagjatë dhe shkakton vdekje të parakohshme. Qytetarët duhet të largohen nga kjo ndotje pasi është shumë e rrezikshme. Dioksina dhe Furana dy helme shumë të rrezikshme.'- tha Ferruni.

Më tej ambientalisti Ferruni, tha se zjarri është i dyshimte dhe se mund të jenë duke u djegur për të ulur koston e transportimit tek landfilli i Fierit. Po ashtu Ferrruni tha se landfilli i Fierit ka probleme me gropat që janë hapur, pasi është i ndërtuar në një zonë me ujëra nëntokësore shumë të larta dhe nëse ka rrjedhje apo ka një çarje mund të ketë ndotje shumë të madhe. Më tej Ferruni i bëri thirrje qeverisë që mos të digjet plastika, pasi mund të riciklohet disa herë.

'Këtu kemi një lloj shpërthimi dhe është shumë e dyshimtë. Zjarrfikësit janë afër dhe mund të evitohej kjo gjë. Nuk përjashtohet ndonjë skenar i vënies me qëllim të zjarrit. Ka dhe një skenar për të minimizuar mbetjet, më pak kosto për t'i transportuar dhe për t'i detyruar që të kalojnë në landfillin e Fierit.  Aty ka probleme me gropat që janë hapur. Ai landfill është i ndërtuar në një zonë me ujëra nëntokësore shumë të larta.  Nëse ka rrjedhje apo ka një çarje mund të ketë ndotje shumë të madhe. Teknologjia mund të avancojë dhe mund të menaxhohet çështja e landfillit. Shkak i ndotjes së madhe është fakti i djegies plastike. Qeveria mos ta çojë plastikën në landfill, për arsye  se ka vlerë shumë të madhe për tu ricikluar disa herë. Duhet të merren masa që plastikat të riciklohet.'- tha Ferruni.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës