Mes të përjashtuarve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela i cili do qëndrojë 5 ditë jashtë Kuvendit pas përplasjes me Kejdi Mehmetajn e LSI e cila gjithashtu është dënuar me pesë ditë. Masat e Byrosë vijnë pas incidenteve dhe dhunës në Kuvend gjatë seancës së ditës së hënë kur u votua Kryeprokurorja Arta Marku. Sipas vendimit të Byrosë, masa hyn në fuqi nga data 15 janar i vitit të ardhshëm kur edhe do të nisë sesioni i ri parlamentar.
Deputetët e përjashtuar:
Monika Kryemadhi - 10 ditë
Flamur Noka - 10 ditë
Bardh Spahia - 10 ditë
Kejdi Mehmetaj - 5 ditë
Endri Hasa - 10 ditë
Ervin Salianji - 10 ditë
Endrit Braimllari - 10 ditë
Përjashtohet deputeti i PS
Bujar Çela - PS, 5 ditë
Sulmoi Ramën me 'çizme', Kryemadhi lexon betimin
Përpara Byrosë ka reportuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për të cilën PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 10 ditë. Ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve, por ka bërë betimin e deputetit. “Jam në përputhje të plotë. Betohem me nder se do të kryejë ndërgjegjen detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbrojë të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punojë me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqënien e popullit tim. Përparimi i Atdheut dhe mirëqënia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë, Kryemadhi..
d.c-l.q/shqiptarja.com

VIDEO









