Në vitin 2011 familjes Dibra një aksident i dëmtoi rëndë djalin e vogël Leonardin. Vetëm 7 vjeç në atë kohë Leonardi nga përplasja me një makinë ka pësuar dëmtime në këmbën e djathtë dhe sot nuk ecën dot normalisht, ndërsa dorën e djathtë nuk mund ta hap dot. Ky aksident e ka lënë me pasoja familjen Dibra, e cila sot përballet më vështirësi ekonomike.
Por, në vitin 2013 Gjykata vendosi që Byroja Shqiptare e Sigurimit të shpërblejë familjen Dibra me rreth 5.2 milionë lekë. Pavarisht se ka një vendim gjykate, prej 3 vjetësh Byroja e Sigurimit ka refuzuar të paguajë për aksidentin.
Nazmie Dibra e cila pësoi aksident bashkë me djalin tregon momentin e përplasjes me makinë.
Nazmie Dibra: Isha me djalin përdore,po shkoja për të mbushur bomblën e gazit, aty na erdhi një makinë,në fugon na përplasi dhe që në atë moment nuk mbaj më asgjë. U bë tre vjet që e kemi fituar me vendim gjykate pothuajse 52 milion dhe aty thoshin që do i marrësh sot do i marrësh nesër.
Kryefamiljari Ferdinand Dibra bashkë me bashkëshorten e tij tregojnë vështirësitë me të cilat përballen për shkak se djali i tyre ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.
Nazmie Dibra: Djali ka nevojë për fizioterapi, ju vetë e shikoni se në ç’farë gjendje jemi, në shkollë nuk e çoj se nuk është i aftë.
Ferdinand Dibra: Me mashtrime jo sot jo nesër, çuni ka nevojë për rikuperimin e këmbës dhe dorës.
Nazmie Dibra: Me ato lek, mbaj familjen, burrin e kam të sëmurë, me fëmijë të vogël jam.
Ndërkohë edhe babai i Leonardit nuk mund të punojë dot për shkak të një sëmundje të rëndë. Nazmie Dibra është e vetmja që punon në këtë familje. Ata thonë se lekët i duan vetëm për të shëruar djalin e tyre, i cili duhet të kryejë dy operacione për të rikuperuar këmbën dhe dorën.
Nazmie Dibra: Mua këto lekë më duhen për rikuperimin e djalit , se më kanë thënë që në moshën 18 vjeç djali duhet të bëjë ndërhyrje. Me ndërhyrjen që duhet ta bëjë, s’duhet ta bëjë këtu por jashtë.
Leonardi, sot 12 vjeç e ka të vështirë të flasë për situatën e tij.
Leonard Dibra: Eci pak, dhe më ndihmon mami.
Pyetja që lind është se a zbatohet vendimet e gjykatave në Shqipëri. Kjo familje ka nevojë për lekët e dëmshpërblimit për të shëruar djalin e tyre, ndërsa Byroja e Sigurimeve refuzon ta paguajë.
Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO