Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit 83-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në fshatin Mengël, në aksin Elbasan-Librazhd.

I moshuari, i cili mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit, u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.