U akuzua për abuzime, senatori
italian Biaggio në çadrën e PD 

U akuzua për abuzime, senatori<br />italian Biaggio në çadrën e PD 
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi dje në çadrën e protestës, senatorin italian Aldo di Biagio, duke u shprehur se ai është një tjetër person që i shtohet mbështetjes që ndërkombëtarët po i bëjnë opozitës.

Sipas Bashës, edhe senatori italian është ngritur për të kërkuar zgjedhjet të lira për shqiptarët si dhe luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Por kush është në të vërtetë senatori italian Di Biagio?!

Lexo.al ka zbuluar se senatori Di Biagio, është një zyrtar i lartë në vendin fqinj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të mbi 450 mijë eurove në dëm të qytetarëve italianë. Në një artikull të botuar nga “Huffington Post”, rezulton se Di Biagio është akuzuar nga organet e rendit në Itali, në vitin 2013, për ngritjen e një skeme mashtruese.

Sipas akuzave, Di Biagio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashtë vendit. Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese.

Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës. Konkretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme, Di Biagio dhe bashkëpunëtorët e tij kishin mbi 2.5 milionë euro. Në atë vit, Prokuroria sekuestroi edhe 3 apartamente luskoze, përkatësisht në Romë, Zvicër dhe Milano.
 
Strategjia e PD  
Tashmë është e qartë se opozita dhe konkretisht kreu i saj Lulzim Basha ka humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve. Në këtë gjendje dëshpëruese, dhe përballë frikës së vullnetit të qytetarëve më 18 Qershor dhe procesit të Vetingut të bllokuar përmes bojkotit, Basha ka zgjedhur të mbajë afër persona me probleme me drejtësinë. I tillë ishte edhe rasti i Xhavit Konit dhe Valbona Duka, të cilët akuzuan Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por hetimet zbuluan se këta persona, që PD dhe Basha strehon, janë persona të akuzuar për vepra të rënda penale. Siç duket, e vetmja rrugë për Bashën është ajo e afrimit e njerëzve të dyshimtë, duke shtuar edhe më tej dozën e absurdit, për të kërkuar zgjedhje të lira, me të tillë persona në krah. Kjo shpjegon edhe një herë tjetër insistimin e PD-së për të bllokuar procesin e Vetingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

senatori
 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0