TIRANË- Gati një vit pasi e mori të pandehur për shkelje të barazisë me tenderin 2.2 mln euro të rrugës Shpal-Rrëshen, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme pushimin e hetimeve për ish-kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri. Kërkesa është bërë nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, dhe në GJKKO pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK. Prokurori Gogaj ka kërkuar pushimin e hetimeve edhe për 4 anëtaret e KPP-së, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega, të hetuara bashkë me Myzyrin për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike. Në tetor 2025, GJKKO hoqi masën e pezullimit nga detyra për Myzyrin, duke i lënë në fuqi vetëm “detyrim paraqitje”.
Struktura e Posaçme e akuzonte Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi u zhvillua nga ARRSH më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i shpërfillën.
Sipas SPAK, ky Komision, në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale. Në vendimin për skualifikim, thuhej se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.
Megjithatë, pas gati 1 viti hetim, SPAK bën kthesën duke mos gjetur problematika ligjore dhe kërkon pushim të çështjes. Ndërkohë, hetimet për 6 persona të tjerë të pandehur në këtë çështje do të vijojnë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











¨... pra krisma nuk ka patur !¨ = barazia ne tendera nuk eshte shkelur ?! = po 59 kilometrat nga Rreshen (Ura e Fanit) deri te Ura e Repsit a kane funksionuar e a funksionojne sot normalisht ? - a jane ndertuar sipas standarteve europiane ? - a jane verifikuar, kolauduar e dorezuar siaps standarteve europiane ? - sa ka arritur shpenzimi nga Buxheti i Shtetit ne total si dhe per cdo kilometer ne funksion te terrenit e veprave te vecanta ? - sa aksidente, deme e deri viktima ka ne ate rruge cdo vit per shkak te kushteve teknike jo te plota e/o jo te standartizuara ? - SPAK-GJKKO keto elemente vendosi te mos i verifikoje/hetoje me SPECIALISTE, ashtu sic ka vendosur te mos kerkoje as ndjese formale per demet personale/familjare/zyrtare te shkaktuara per 2 vjet (2024-2026) !? - Koha / Konteksti Politiko Juridik i Qeverise dhe i Shtetit ne teresi, ben te kundermoje e qelbur kjo situate, sidomos kur sheh karshillekun e panderprere te Kryeministrit Edvin Kristaq Rama me Be-Linda Ballukun krah per krah ne nje fushate elektorale permanente ..., e njekohesisht Salih Rame Berishen 'non grata' prej gati 5 vitesh familjarisht nga SHBA e Britania e Madhe per korrupsion ne permasa te medha, ende i pandeshkuar / i pandeshkueshem, as politikisht e jo e jo juridikisht, dhe ..... faktikisht sot eshte anetar i Keshillit te Sigurise Kombetare te Republikes se Shqipersie si leader i opozites !
PërgjigjuQelbesirat e SPAK dy vjet ja morren shpirtin bashke me gazetat e opinionistet ne tv.E pushuan nga Puna,s'lane llafe pa I thene.Duhen plasur brenda vete prokuroret e SPAK.Bajgat
PërgjigjuOse ka pagujt mir ene kan pushim ceshtjen