Deputeti i Partisë Demokratike është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, pas padisë që i bëri ish kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj për shpifje.
Sipas informacioneve, anëtarët e trupit gjykues kanë marrë këtë vendim duke u shprehur në favor të deputetit.
Kandidati i së majtës në zgjedhjet vendore të 2015 dhe ish kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj bëri padi penale ndaj Flamur Nokës në qershorin e kaluar, pasi ky i fundit sipas Halilajt ka shpifur ndaj tij dhe familjes.
Këto akuza kishin të bënin me: posedimin e një banke nga Halilaj, kandidimit të tij në zgjedhje për dyfishim të milionave të eurove si dhe për nepotizëm familjar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com