Axhem Mërtiri është 59-vjeçari që u përplas dy ditë më parë nga një automjet i paidentifikuar në autostradën Levan-Tepelenë.

Për pasojë Mërtiri ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit të spitalit në Fier, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti që përplasi 59-vjeçarin u largua nga vendi i ngjarjes duke mos dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë që i aksidentuari shprehet se nuk ka arritur ta shikojë targën e makinës që e përplasi.

Në media u hodhën dyshime që mjeti që ka përplasur këmbësorin është mjeti i Drejtorit të Policisë Gjirokaster.

Por, në një njoftim për shtyp Policia e Gjirokastrës shpjegon se Drejtori i Policisë ka kërkuar qe  automjeti të cilin ka në përdorim t'i nënshtrohet aktit të ekspertimit që të provojë mospërfshirjen e tij në këtë ngjarje.


Njoftim i Policisë Gjirokastër:

Në lidhje me lajmin e publikuar sot se mjeti i Drejtorit te Drejtorisë Vendore të Policise Gjirokastër ka aksidentuar një shtetas dhe eshte larguar pa i dhene ndihme te aksidentuarit bëjmë me dije se:

Pas publikimit te lajmit Drejtori i Policise Gjirokaster per te provuar mos perfshirjen ne kete ngjarje ka kerkuar qe  automjeti të cilin ka në përdorim t'i nenshtrohet aktit te ekspertimit nga grupi hetimor te kryesuar nga Prokurori.

Njekohesisht eshte njoftuar nga vete Drejtori Vendor edhe Sherbimi per Çeshtjet e Brendeshme dhe Ankesat, per t'u perfshire ne verifikimin e rastit.

Nderkohe nga Policia e Tepelenes vijon puna per identifikimin e automjetit qe shkaktoi aksidentin, si dhe per kapjen dhe arrestimin e drejtuesit te automjetit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com