GREQI- Një i ri shqiptar ka mundur të arratiset sot nga paraburgimi në Greqi, por 'aventura' e tij zgjati shumë pak. Policia helene brenda pak orësh ka mundur të të bjerë në gjurmët e të riut shqiptar dhe ta arrestojë sërish atë.
18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte arrestuar për vjedhjen e një motori, ndërsa mësohet se ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Arrestimi i tij u bë në Petralona, ndërsa 18-vjeçarit do t'i duhet të përballet me dy akuza, atë të vjedhjes dhe arratisjes. Në paraburgim mësohet se ndodhet edhe e dashura e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)