U arratis nga Durrësi, Kroacia sekuestron anijen siriane dhe i bllokon 195 mijë euro garanci
Kroacia ka sekuestruar anijen siriane “Seascaner” që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë.
Kroacia ka sekuestruar anijen siriane “Seascaner” që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë. Report Tv mëson se aktualisht anija është e bllokuar në portin e Rijekës, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci deri në përfundim të procesit të hetimit, të cilat ekzekutohen nëse anija do të largohet si në portin e Durrësit.
Pas bllokimit në datë 10 korrik dhe sekuestrimit sot, veprimet e autoriteteve portuale kroate i janë përcjellë kapitanerisë së Durrësit, pasi ishte kjo e fundit që bëri kërkesë që anija të bllokohet. Anija, që aktualisht ndodhet në portin e Rijekës, akuzohet se ka shkelur kodin ndërkombëtar detar. Për të zgjidhur çështjen do të bëhet gjyqi në arbitrazhin detar. Përpos cështjes së largimit pa njoftim nga Durrësi, një tjetër problem që pritet të zgjidhet është ai mes kompanisë shqiptare që humbi mallin dhe anijes.
Report Tv ka mësuar se anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.
Ndërkohë për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija "Seascaner”"ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të së shtunës së javës së kaluar. Ky largim pa njoftuar ngriti një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor, 14:45
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
Durrës/ Anija me mbetje ende në radë, Prokuroria sqaron vonesat: Derisa të sigurohen kushtet e duhura! Kërkesë disa institucioneve që të vënë në dispozicion laboratorë për analizat
1 Nëntor, 16:50
-
APP konfirmon zyrtarisht: Tenderi i Portit të ri Tregtar në Porto-Romano u anulua sepse nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme!
11 Tetor, 17:01
-
Në burg për trafik armësh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Admir Tutaj për ndryshim mase! Në shtator u ekstradua nga Kolumbia
11 Tetor, 12:36
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, në korrik solli nga Britania 111 mijë paund
11 Tetor, 09:51
-
Shteti mbledh 10 milion euro nga taksa e karburantit! Në 8 muaj u furnizuan 450 jahte, 13 kroçera në portin e Durrësit
19 Shtator, 15:19
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36