Policia greke ka ndaluar njërin prej shtatë kontrabandistëve që tentuan të kalonin në kufi 483 emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Pakistani. Turku arriti të arratisej nga ambientet e gjykatës në Chania por mungesa e tij u vu re menjëherë dhe u bë mobilizimi i policisë për nisjen e kërkimeve.
Brenda 20 minutave, efektivët e policisë kanë arritur ta arrestojnë në rrugë turkun ndaj të cilit është ngritur një akuzë për tentativë arratisje. Aventura për 483 emigrantët nga Lindja e Mesme, ku 336 prej tyre ishin burra ndërsa pjesa tjetër gra dhe të mitur, ka nisur 11 ditë më parë nga brigjet e Egjiptit dhe përfundoi të martën e kaluar kur u kapën nga rojet bregdetare greke.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)