Në Kosovë duhen 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Afrimi i ditës së votimit duket se 'e ka detyruar' këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina që nga arratia të shprehë mbështetjen e saj për një prej forcave politike atje.

Ajo mbështet Albin Kurtin përmes një postimi në rrjete sociale.  Fjolla ka publikuar një fotografi nga tubimi i Albin Kurtit, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Mbreti”.

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina javë më parë u bë kryetemë e medieve rozë. Kjo pasi policia e Kukësit e shpalli në kërkim këngëtaren, e cila ishte në arrest shtëpie në Kukës dhe e theu këtë masë.

Ajo jetonte në një shtëpi në Kukës ku dhe kryente dënimin e dhënë arrest në shtëpi pasi ajo është kapur para disa kohësh me armë në çantë teksa kalonte kufirin.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.