U arratis nga qelia e paraburgimit në Athinë, vendoset në pranga 40-vjeçari shqiptar (Foto+VD)

U arratis nga qelia e paraburgimit në Athinë, vendoset në pranga 40-vjeçari shqiptar (Foto+VD)

Pamje nga banesa ku fshihej shqiptari i arratisur

Shqiptari, i cili u arratis ditën e martë nga qelia e paraburgimit të Divizionit të Sigurimit të Atikës Perëndimore, është arrestuar këtë të shtunë në një banesë në lagjen “Haidari” të Athinës.

Vendi ku fshihej shqiptari

Mediat greke raportojnë se pas një operacioni të organizuar policor, 40-vjeçari u arrestua në një shtëpi dykatëshe ku ai fshihej prej disa ditësh. Sikurse shihet në videon e mësipërme banesa paraqitet e rrëmujshme dhe ndonëse mund të krijohet ideja se shqiptari ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit, mediat greke shkruajnë se 40-vjecari është vendosur në pranga pa patur kundërshti nga ana e tij.

40-vjeçari, së bashku me një grek, preu më datë 18 dhjetor në orën 04:20 të mëngjesit hekurat e qelisë me një sharr në mënyrë që të arratiseshin. Ndonëse plani i tyre rezultoi i suksesshëm, greku u kap disa orë pas largimit nga burgu, ndërsa shqiptari u vendos në pranga mbrëmjen e sotme.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga shteti fqinj pasi më datë 27 nëntor grabiti një dyqan sëbashku me bashkëpunëtorët e tij.

Shqiptari i arrestuar nga policia greke

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas