Arrestohet në Greqi i riu shqiptar që një vit më parë u arratis nga ambientet e Gjykatës së Vlorës teksa ndaj tij po mbahej seancë. Mikel Kasa u arrestua në Athinë si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.
VIDEO/Momenti i arratisjes së Mikel Kasës nga gjykata e Vlorës
Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.
29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje.
Jo ore jo, kot akuzohen....libra dhe vetem libra kanë dhe lexojnë gjith diten, nuk meren me armë.
Përgjigju