U arrestua dje për t'u ekstraduar në Itali/ Gjykata liron ish-gruan e Mirit të Xhikes
Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian.
Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian. Gjyqtari Arben Micko ka vendosur që ndaj 43-vjeçares të caktohet masa e sigurisë detyrim paraqitje, gjatë shqyrtimit të cështjes për ekstradimin e saj. Këtë masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës. Burime nga Prokuroria sqaruan se ndaj Manjola Priftit është kërkuar masa “detyrim” paraqitje për faktin se nuk përbën rrezikshmëri për tu larguar apo shmangur procesit gjyqësor.
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.Sipas drejtësisë italiane, fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal, Manjola Prifti i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme. Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshortja e Mirit të Xhikës (Fatmir Rama) i vrarë në Tiranë nga një atentat 15 vjet më parë në ambientet e "Kartodromit", biznesit në pronësi të tij në Lundër.
Miri i Xhikes ka qenë një prej kokave të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE. Aktivitetin e paligjshëm, Fatmir Rama, sipas autoriteteve italiane, e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten Manjola Prifti. Çifti, paratë e drogës të fituara në Itali dhe vende të tjera i investoi në biznese në Tiranë. Pas vrasjes së Mirit të Xhikes, e gjithë pasuria kapitale dhe monetare, i kaloi bashkëshortes së tij Manjola Prifti, e cila disa vite më parë ndërtoi në fshatin Vaqarr edhe diskotekën "Doberman Club" në të cilën ishte pronare e vetme e saj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
Sa bukur do jete sikur te iki, cfare do beni pastaj o prokurore...
Përgjigju