Një shqiptar është arratisur nga paraburgimi në Athinë. Sipas mediave greke i riu shqiptar ishte arrestuar pak javë më parë i plagosur pas një grabitje me dhunë, por gjatë mbrëmjes së djeshme kishte arritur që të arratisej nga paraburgimi në Athinë.
Policia dhe autoritetet ligjzbatuese të vendit fqinj janë vendosur në ndjekje për ta prangosur. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë që të arratisen nga burgjet e vendit fqinj.