FUSHË-KRUJË-Kanë dalë detaje të reja nga operacioni anti-kanabis i bërë një ditë më parë në Nikël të Fushë-Krujës.
Report Tv ka mësuar se një nga personat e arrestuar, Edvin Zalla është një person me precedentë të mëparshëm kriminal. Mësohet se Zalla mbahej në përgjim që nga muaji mars, pasi është arrestuar në vitin 2011 për vënie të tritolit në hekurudhë në Fushë Krujë. Gjithashtu, 39 vjeçari ka vendosur tritol në shtyllën e tensionit në Krastë të Thumanës.
Nga operacioni i djeshëm, u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.