EKSKLUZIVE/ U arrestua në Greqi për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhia nuk do të ekstradohet në Shqipëri, avokati: I rrezikohet jeta në vendin tonë

Laert Haxhiu, i njohur si rival i Aldo Bares dhe i kërkuar nga autoritetet shqiptare për ngjarje shumë të rënda kriminale, nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Janinës për shqiptarin e arrestuar më 23 maj të këtij viti në shtetin fqinj. 31-vjeçari do të vijojë të qëndroj në burg në Greqi vetëm për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “prishje e qetësisë publike”, të ngritura menjëherë pas arrestimit të tij. Avokati i tij mbrojtës Detar Hysi pretendoi se klientit të tij i rrezikohet jeta në vendin tonë dhe për këtë arsye kërkoi mos ekstradim të tij drejt Tiranës. Autoritetet shqiptare pritet të ankimojnë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës në Apel, i cili pritet të jap fjalën e fundit për ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Laert Haxhiu njihet për rivalitetin me ish kreun e bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe është një personazh i konsideruar shumë i rrezikshëm. Ai u arrestua në maj nga policia greke në Janinë. Atij iu gjetën leje qëndrimi greke e falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, i lindur në Gjeorgji. Në atë kohë, arrestimi i tij u bë për efekt ekstradimi pas informacioneve të marra nga policia shqiptare, e cila ia përcolli më pas homologeve grekë. Kapja i tij i ngjante ndjekjeve njëlloj si nëpër filma, teksa bashkë më të në të njëjtin automjet ishin edhe Firdeus Berberi dhe Johan Muçllari, djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec. Gjatë tentativës për t’iu larguar policisë helene makina BMË X5 u aksidentua me një bordurë anësore në rrugë, por asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime. Ndonëse ishte i shpallur prej vitesh e kërkim ndërkombëtar, Laert Haxhiu jetonte i qetë fare pranë kufirit me Shqipërinë.

Laert Haxhiu kërkohet nga autoritetet shqiptare jo për pak, por për 3 ngjarje kriminale tashmë të dokumentuara. E para është për kryerjen e një dënimi të dhënë në vitin 2017 për “vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu, prokuroria shqiptare e kërkon Laert Haxhiun edhe për vrasjen e 2017-ës të së ashtuquajturës “Masakra e Lushnjës” ku mbetën të vrarë gabimisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në këtë ngjarje, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili tentuan të eliminojnë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por shënjestra mundi t’u shpëtoj plumbave të kallashnikovëve. Për këtë ngjarje, të dënuar më burgim të përjetshëm janë të dy, si Anterio Kaloshi ashtu edhe Orgest Bilbili.

Pas arrestimit të tij në vendin fqinj, 4 vite më pas Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Lushnjës arritën të zbardhin vrasjen e 40-vjeçarit Besnik Hida dhe njëri prej 3 autorëve të dyshuar të asaj vrasje është Laert Haxhiu, bashkë me Orgest Bilbilin dhe Ardian Ahmetajn. Dosja, që e kishte mbuluar pluhuri në Fier, u rihap së fundmi dhe u siguruan provat e nevojshme shkencore se autorë të saj janë pikërisht Haxhiu, Bilbili dhe Ahmetaj.

Laert Haxhiu, 31 vjeç, akuzohet edhe për masakrën e vitit 2017-ës ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. 

Nga ana tjetër, Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i arrestuar në 2020-ën, i dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese.

Laert Haxhiu në Gjykatën e Janinës

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 09/08/2023 09:47

    Nga kush i rrezikohet jeta? Sa të vij në Shqipëri kalbet në burg, merr dënim të përjetshëm

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2023 01:16

    Rasti helen eshte shembulli me i fresket se perse sec.e brend.e GB kerkon arrestimin e denimin e avokateve,sepse dhe ata te njejtat justifikime perdorin dhe per /cunat e Londres/-//rrezikim jete//! Shqiperia mund te bente nje kompromis me Greqine,qe ky mund te mos ekstradohet,por ama te kryente aty denimin e dhene ne Shqiperi per krime per te cilat eshte denuar tek neve,jo t'ja hedhe me akuzat qesharake te grekut.Nejse,tani qe u morr vesh ku e ka strofken,ata qe e duan te vdekur e dine ku t'a gjejne.

    Përgjigju
  • Beni: 08/08/2023 19:16

    Nje dite te bukur keta kriminele qe mbroni dhe strehoni do hane koken tuaj !

    Përgjigju
  • Pjeter: 08/08/2023 19:11

    Me sa keni shkru juve mbi ngjarjen e "Volorekes" Firdeus Berberi ishte ne konflikt me dhalin e Pronarit te hotelit, Johan Muçllari, dhe nuk mund te kene qene ne te njejen makine nga ju te cutuar sot, eshte e pamundur!!!

    Përgjigju
  • Grupi: 08/08/2023 18:50

    Greqia qe ben si qen per Fredi Belerin strehon qellimisht vrases seriale shqiptare shume te rrezikshem. Eshte rasti i dyte qe greqia e ben kete. Heren e pare nuk ekdtradoi Jambellin dhe ate miu nga kucova per vrasjen e komisar Cukut. Justifikimi ishte se jane vorio epirote etj. Ky eshte rasti i dyte. Kur mos tu duhen me do i qerrojne vete. Qeveria Shqiptare nuk flet perse Greqia strehon vrases shqiptare dhe ta beje problem ne KE por rri pret goditje dhe kercenime per Belerin e qelbur.

    Përgjigju
  • golemi: 08/08/2023 17:47

    ore ky ka vrare,,dhe per kete duhet te denohet...

    Përgjigju
  • Loran shehu: 08/08/2023 16:55

    Shum vendin i drejt ne Shqiperi i rrezikoet jeta sepse i esht ber gjyq partizan e jo me fakte e prova e per sa i perket kujt do qe i ka vrar ata lepujt bares i lumt dora

    Përgjigju
    • Dash Labi: 08/08/2023 17:30

      Edhe ti ushtar i Sajmir Taullaut

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim