U arrestua në Tiranë se përfitoi rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, gjykata lehtëson masën për kreun e grupit kriminal kinez

U arrestua në Tiranë se përfitoi rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, gjykata lehtëson masën për kreun e grupit kriminal kinez

Liangbin Chen

TIRANË- Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar se kishte përfituar rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, ka kërkuar lehtësim mase.  Report Tv mëson se Liangbin Chen ka paraqitur kërkesën për lehtësim mase nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, të cilën e ka pranuar gjykata.

Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Ndërkohë pritet derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit, ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2022 01:37

    /FRANGU/,mos u habit,gjykatat tona kishin per te leshuar dhe Himlerin po t'u jepej mundesia.Po a e morren mundimin t'i vinin nje byzylyk me GPS? S.d.q.uroj qe ky dhelpra t'ju futet ne kompjuterat e tyre dhe ne llogarite bankare dhe t'ju a perlaje dhe centin e fundit qe kane marre me korrupsion dhe uroj te marre kredi duke perdorur ID e tyre!!! Vetem keshtu i do mushka drute.

    Përgjigju
  • Frangu: 09/09/2022 21:45

    Duke e pranuar këtë lajm si të vërtetë, duket habi e madhe që një i akuzuar për 150 milionë mashtrime të ndalohej thjesht me "arrest shtëpie", ndërkohë që do t'i mjaftonin vetëm 100 mijë lekë të vjetra për tu zhdukur prej Shqipërie. Si ka reaguar përfaqësia diplomatike kineze, për rastin në fjalë? Po nëse i akuzuari do të kish qenë shtetas amerikan, si do të reagonte ambasadorja Kim? Në çdo rast, masa e sigurisë kundrejt një të pandehuri, do të duhej të ishte në përpjesëtim të drejtë me përmasën e krimit për të cilin është akuzuar. Thënë ndryshe: nëse Shqipëria kërkon, ta zëmë, një person për vrasje ose trafikim drogë me vlerë 150 mln USD, a do të mjaftoheshin SHBA-ja dhe Kina thjesht me një arrest shtëpie?

    Përgjigju
  • XXX: 09/09/2022 18:20

    Zija Ismaili qe ka leshuar raport mjeksor per ket kinezin eshte nje mjek i korruptuar dhe njeri legen. Duhet te ishte jasht urdhrit mjekeve prej kohesh dhe ne burg.

    Përgjigju
    • Andi: 09/09/2022 20:52

      Hajde estrade hajde. Ore vazhdoni gjuetine e shtrigave ju se jeni ne rregull. Po keni te drejte se shteti Kineze eshte shtet demokrat dhe respekton lirite dhe te drejtat e njeriut. Eshte shtet demokratik dhe sigurishte nuk ben akuza, burgime dhe internime pa prova...ahahahhaha. Futjani ndonje fasule mos u merrni me sistemin e drejtesise dhe mjeksise se harxhoni frymen kot se su ka njeri ne refene.

    • Brraka: 09/09/2022 19:11

      Eksperti mjeko ligjor nuk jep vendime, gjyqtari qe i ka zevendesuar masen duhet ti ze vendin kinezit ne burg, keshtu vendoset drejtesia

    • Andi: 09/09/2022 19:02

      Te shpresojme qe do vij nje dite qe parazitat te mos gjykojne punen e punonjesve te shtetit. Se njoh fare kete qe ke permendur por tymset dhe akuzat si ne kohen e Enverit duhet te kishin vdekur me vdekjen e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë