Pas arrestimit të kryeprokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita në saj të operacionit ‘Metamorfoza’ të SPAK, KLP ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në akuzat e Prokurorisë, dyshohet se Lita mbylli dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër. Xhevahir Lita do të zëvendësohet nga Prokurorja Enkeleda Hoxha.

Në saj të këtij operacioni, u zbuluan autorët e vrasjes së Gjin Ndojit dhe atentatit ndaj Taulant Paplekajt. Shefi i operacionales në polici gjithashtu i arrestuar nga SPAK, Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet. 

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn,  Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

SPAK ka të arrestuar 6 nga 15 personat që u janë firmosur urdhërarrestet pas dosjes që mbërriti nga Franca me mesazhet e zbuluara të aplikacioneve SKY dhe ENCRO. Dy të tjerë u arrestuan në flagrancë.

4 ngjarjet kriminale që hetoi SPAK: 

-Vrasja e Gjin Boriçi Ndojit, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020

Të arrestuar deri tani 
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj 
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
- Elion Hato

Në përditësim...