VAU I DEJËS- Ekzekutimi i një dite më parë i Gjin Ndojit (Boriçi) ka sjellë në Shkodër specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vrasja e 27-vjeçarit mëngjesin e djeshëm mendohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi Ndoj dyshohet se ka qenë autor i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, teksa ka qenë edhe i dënuar.

Ky është fokusi kryesor i hetimeve, duke mos përjashtuar edhe një pistë tjetër, duke qenë se familja e tij kishte probleme me gjakmarrjen.

Po si nisi gjakmarrja? Vrasjet kanë nisur që në vitin 1997. Atëkohë, babai i Gjinit, Ndoji, ndërhyn për të shuar një konflikt mes dy fqinjëve të tij, por fatkeqësisht një ndërhyrje e tillë rezultoi fatale për të. Ai u qëllua për vdekje me disa plumba automatiku. Hakun e  tij e merr i vëllai i tij,  xhaxhai i Gjin Ndojit, që qëllon mbi personin që i vrau të vëllanë.

Kështu, sipas kanunit, dy fiset mbyllën gjakun. Por disa vite më vonë, Gjin Ndojit, i vritet vëllai. Kjo ndezi edhe njëherë sagën e gjakmarrjes. Natën e Bajramit të disa viteve më parë, 27-vjeçari shkon në një lokal në Shkjezë dhe iu kërkon llogari tre të rinjve të fisit të kundërshtarëve. Sipas burimeve, ata mohojnë vrasjen e të vëllait, ai qëllon mbi të tre, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë vepër penale ai u dënua me disa vite burg, por arriti t’i shpëtojë drejtësisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se specialistët e ardhur nga Tirana kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Shkodër- Lezhë për të parë lëvizjet e mjetit të viktimës, të marrë me qira pak ditë para se të vritej, por edhe të automjetit të autorëve i cili u gjet i djegur rreth 1 km nga vendi i ngjarjes. Makina e djegur tip "Benz" AA 346 LC  figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Gjin Ndojit (Boriçi) u gjet i vrarë rreth orës 05:55 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkjezë. Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMw", e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Ekzekutimi në Vaun e Dejës/ Historia e gjakmarrjes së viktimës Gjin Ndojit

Dy janë pistat e policisë që po hetohet vrasja e Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi, ajo e larjeve të hesapeve dhe gjakmarrja.

Po si nisi gjakmarrja? Vrasjet kanë nisur që në vitin 1997. Atëkohë, babai i Gjinit, Ndoji, ndërhyn për të shuar një konflikt mes dy fqinjëve të tij, por fatkeqësisht një ndërhyrje e tillë rezultoi fatale për të. Ai u qëllua për vdekje me disa plumba automatiku. Hakun e  tij e merr i vëllai i tij,  xhaxhai i Gjin Ndojit, që qëllon mbi personin që i vrau të vëllanë.

Kështu, sipas kanunit, dy fiset mbyllën gjakun. Por disa vite më vonë, Gjin Ndojit, i vritet vëllai. Kjo ndezi edhe njëherë sagën e gjakmarrjes. Natën e Bajramit të disa viteve më parë, 27-vjeçari shkon në një lokal në Shkjezë dhe iu kërkon llogari tre të rinjve të fisit të kundërshtarëve. Sipas burimeve, ata mohojnë vrasjen e të vëllait, ai qëllon mbi të tre, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë vepër penale ai u dënua me disa vite burg, por arriti t’i shpëtojë drejtësisë.

Gjin Ndoji u ekzekutua më 9 gusht  anës rrugës Lezhë-Shkodër, në fshatin Shkjezë.