Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të njihen sot me masën e sigurisë. Siç shihet edhe nga videot që sjell Report Tv, Malttezi është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit drejt GJKKO me forca të shumta sigurie. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë 'arrest me burg'.
Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.
Lajmi kryesor:
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, lihet në burg Jamarbër Malltezi: Ka firmosur Rama, unë jam profesor doktor! 'Detyrim paraqitje' për ndërtuesin Bektashi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Frrok Çupi: 21 Janari, jeta nuk është rotacion
21 Janar, 15:10
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!
21 Janar, 13:24