Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për punonjësin e OSHEE-së, Bujar Llakaj i cili u instalonte qytetarëve matës të energjisë elektrike kundrejt pagesave të konsiderueshme.
46 vjeçari Llakaj u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës pasi u zbulua se u instalonte matësa të energjisë elektrike qytetarëve në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Bujar Llakaj ka marrë 150 mijë lekë për vënien e aparatit ndërkohë që tarifa reale është vetëm 24 mijë lekë.
Ndaj 46 vjeçarit rëndon akuza e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
-
https://oshee.al/ Nuk ekziston..as tek e albania... Hajnia eshte shtruar kembekryq ne Shqiperi... Rrofte EDI! Poshte Saliu! Ilir Floriri Buono per Albania...
Përgjigju -
Aplikimet per venien e matesve te energjise nga banoret e Tiranes, jane shndrruar nje torture per konsumatoret dhe oaz korupsioni punonjesit pergjegjes te OSHEE. Kan krijuar nje sistem burokratik me dhjetera formular. Koha e aplikimit me ate te zbatimit mund te zgjate deri ne 7- 8 muaj. Kjo vetem qe klienti te dorzohet, te paguaj rushfet nen dore dhe te marre sherbimin nga kriminelet e korupsionit te ketij institucioni!!! OSHEE nuk i nenshtrohet asnje kontrolli nga shteti!!
Përgjigju -
Njerez te pangopur. Marin rrogen, zhvatin dhe qytetaret. Shkoni neper lagje ku kryetaret per cfo firme kerkojne dhe lek.
Përgjigju -
Verifikoni njehere se mos ia ka dhuruar xhaxhai ato leke se ky ngjan si zyrtar i larte i shtetit.
Përgjigju








Komente
Komento