TIRANË- Një 46-vjeçar, punonjës i OSHEE-së ka rënë në pranga, pasi iu kishte marrë para disa personave, të cilëve u kishte instaluar në banesë matës të energjisë elektrike.
Nga hetimet, ka rezultuar se Bujar Llakaj, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte qytetarëve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento