TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë. Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK që çuan në pranga këtë grup të strukturuar kriminal, ishin disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u sekuestruan telefonat celularë, si dhe ju është kryer kontroll banesë, ndërsa prokurorit Hasa iu sekuestrua edhe kompjuteri i zyrës.