U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi

U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi

Erdgys Arrazi

Erdgys Arrazi, 31-vjeç i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas, Alma Arrazi, e cila në kushte të rënda psikologjike, u vetëmbyt në lumin Buna me 3 fëmijët e mitur, është arrestuar në 2022 për prodhim dhe shitje narkotikësh, por është shpallur i pafajshëm.

Report Tv, ka siguruar vendimin e gjykatës së Lezhës më datë 13 shkurt 2023, e cila ka pushuar çështjen për Erdgys Arrazin dhe Durim Mehmetajn, ndërsa është shpallur fajtor Izmir Dervishi. Të tre u arrestuan  në rrugën nacionale Shkodër- Lezhës, pasi janë kapur më kanabis në makinë, më 21 mars të vitit 2022.

Vendimi i gjykatës për Erdgys Arrazin

Objekti: Dërgimin ne gjyq te çështjes penale 236, viti 2022 ne ngarkim te Izmir Dervishi dhe pushimin e akuzës te regjistruar me ngarkim te shtetasve Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmetaj.

Neni: Neni 238/1 dhe 238/2 te K.Penal.

Dispozitiv

Data e e vendimit: 13/02/2023                                 

GJYQTAR: Artan Hajredinaj

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Izmir Dervishi per kryerjen e vepres penale "Prodhim dhe shitje e narkotikeve" e parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e tij me 5 vite burgim.

2. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e tij me 3 vite e 4 muj burgim.

3. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit te denimit me burgim per pjesen e mbetur pa vuajtur dhe venien ne prove te pandehurit Izmir Dervishi per nje periudhe prej 3(tre) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe te mos kryeje veper tjeter penale dhe te mbaj kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves se vendbanimit te tij.

4. Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit "Arrest ne burg", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 126 date 24.03.2022.

5. Urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuarit Izmir Dervishi ne rast se nuk ka ndonje mase sigurimit tjeter ndaj tij apo eshte duke vuajtur ndonje denim tjeter penal.

6. Pushimin e hetimeve te proçedimit penal nr 236/2022 ne ngarkim te personit nen hetim Durim Bahri Mehmedaj per vepren penale "Prodhim dhe shitje e narkotikeve" e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

7. Ne aplikim te nenit 261 pika 1,germa “a” e vijues te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit "Detyrim paraqitje ne policine gjyqesore ", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe .

8. Pushimin e hetimeve te proçedimit penal nr 236/2022 ne ngarkim te personit nen hetim Erdgys Ardit Arrazi per vepren penale "Prodhim dhe shitje e narkotikeve" e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

9. Ne aplikim te nenit 261 pika 1,germa a e vijues te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit "Detyrim paraqitje ne policine gjyqesore ", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe .

10. Shpenzimet hetimore dhe gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Izmir Dervishi.

11. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te pergjithshem Tirane brenda 15 diteve nga e nesermja e njoftimit te vendimit.

61005-00389-53-2022  Numri elektronik i Mases se sigurimit (Arrest ne burg)

FABULA MASA E SIGURIMIT  

Kërkesa e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë duhet pranuar, duke u vleftësuar i ligjshëm arresti në flagrancë i vendosur nga policia gjyqësore ndaj të dyshuarve Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj, duke u caktuar ndaj secilit prej këtyre të fundit masa e sigurimit personal arrest në burg e parashikuar në nenin 238 të Kodit të Proçedurës Penale, për arsyet e mëposhtme:

-Provohet se me datën 21.3.2022 Prokuroria Lezhë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të parashikuar të parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal me të dyshuar të arrestuarit Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e të dhënave të referuara nga policia gjyqësore prej ku rezulton se kjo e fundit në rrugë operative është informuar se shtetasit Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj në bashkëpunim mes tyre po transportonin lëndë narkotike nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Konkretisht, policia është informuar se lënda narkotike po transportohej me mjetin tip “Volsvagen” me targë AA571NM që drejtohej prej të arrestuarit Izmir Dervishi, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj po shoqëronin dhe siguronin të arrestuarin Izmir Dervishi duke udhëtuar menjëherë dhe pas mjetit të drejtuar prej këtij të fundit në një mjet tjetër tip “Seat Ibiza” me targë AA547FH. Policia ka ndjekur lëvizjet e dy mjeteve nga

Shkodra në drejtim të Lezhës, ka konstatuar se mjetet kanë lëvizur njëri pas tjetrit, prej të cilëve mjeti i drejtuar nga i arrestuari Izmir Dervishi qarkullonte i pari dhe pas tij mjeti në të cilin ndodheshin të arrestuarit Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj. Në orën 19:30 të datës së mësipërme mjeti i drejtuar nga i arrestuari Izmir Dervishi ka ndaluar në fshatin Dajç të rrethit Lezhë tek një karburant jashtë punë në anën e djathtë të rrugës sipas drejtimit për në Lezhë e njëkohësisht me të është ndaluar dhe mjeti në të cilin udhëtonin dy të arrestuarit Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj. Policia ka ndërhyrë, duke kontrolluar mjetet dhe në bagazhin e mjetit që drejtohej prej të arrestuarit Izmir Dervishi ka konstatuar 5 qese plasmasi me material bimor të njëjtë me bimën canabis sativa, të cilat i ka sekuestruar dhe peshuar, prej ku ka rezultuar një peshë e përgjithëshme prej 40 kg, ndërsa në mjetin në të cilin udhëtonin Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj nuk ka gjetur sende të kundërligjëshme. Lënda e dyshuar narkotike është dërguar për ekspertim, rezultati i të cilit nuk ka përfunduar, ndërsa ndaj shtetasve Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj ka vendosur arrestimin në flagrancë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal (shih aktet).

-Për Gjykatën, mbi bazën e të dhënave të mësipërme ka arsye të bazuara për të dyshuar se është kryer vepra penale e parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal dhe se të përfshirë në kryerjen e saj janë të arrestuarit Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj.

1. Në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Izmir Dervishi është gjetur material bimor i njëjtë me bimën cannabis sativa L në sasi që dukshëm rezulton se nuk është për përdorim personal, por për shitje;

2. Mjeti i drejtuar nga i arrestuari Izmir Dervishi ka qarkulluar nga Shkodra në Lezhë i shoqëruar nga mjeti në të cilin udhëtonin Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj, e cila qartazi duket se nuk është e rastësishme referuar gjatësisë së rrugës të përshkruar;

3. Mjeti në të cilin udhëtonin Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj ka ndaluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë ku ka ndaluar mjeti që drejtonte i arrestuari Izmir Dervishi, fakt i cili nuk është i rastësishëm por provon bashkëpunimin mes tyre;

4. Ndërhyrja e policisë për kapjen e të arrestuarve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike nuk ka qënë e rastësishme, por është rrjedhojë e ndjekjes dhe gjurmimit policor; Për Gjykatën, faktet e mësipërme lidhen mes tyre dhe krijojnë një dyshim të bazuar se të arrestuarit Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj kanë bashkëpunuar mes tyre për transportimin e lëndës narkotike me qëllimin e shitjes së saj, veprim i cili vjen ndesh me nenin 283/2 të Kodit Penal.

-Më tej, Gjykata vlerëson se rrethanat e mësipërme hedhin poshtë pretendimet e të arrestuarve Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj për mos pjesmarrje të tyre në kryerje të veprës penale me arsyetimin se në mjetin e tyre nuk është gjetur lëndë narkotike. Të tre të arrestuarit janë gjurmuar nga policia duke udhëtuar së bashku nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndonëse në dy mjete të ndryshme, njëri pas tjetrit, janë ndaluar në të njëjtin vend ku dhe është gjetur lënda narkotike, rrethana të cilat ngrenë dyshime serioze dhe të bazuara ndaj secilit prej tyre për përfshirje në kryerje të veprës penale. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se arrestimi i shtetasve Izmir Dervishi, Erdgys Arrazi dhe Durim Mehmedaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal është i bazuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nila: 07/05/2024 18:16

    Ky duket qe ne fytyre qe eshte kriminel

    Përgjigju
  • Nushi: 07/05/2024 18:16

    Ky i ka pas kraht e xet gjthm se ka pas bajrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria shkurton fondet për institucionet, i jep kredi Albcontrol e shton para për rrugët

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria shkurton fondet për institucionet, i jep kredi Albcontrol e shton para për rrugët