U arrestua për trafikim emigrantësh të paligjshëm, 27-vjeçari tenton të varë veten në Paraburgimin e Korçës

U arrestua për trafikim emigrantësh të paligjshëm, 27-vjeçari tenton të varë veten në Paraburgimin e Korçës

Komisariati i Policisë Korçë

Antuanel Mila, 27-vjeç, ka tentuar të varë veten ditën e sotme në paraburgimin e Korçës, një ditë pasi u arrestua se akuzohet për trafikim emigrantësh të paligjshëm.

Policia njofton se i riu është shpëtuar nga punonjësi i shërbimit dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?

×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur