U arrestua për vjedhjen e një biçiklete, 41-vjeçari i vendos flakën qelisë në burgun e Shënkollit

U arrestua për vjedhjen e një biçiklete, 41-vjeçari i vendos flakën qelisë në burgun e Shënkollit

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një i paraburgosur i ka vënë zjarrin qelisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 ndërsa, i paraburgosuri që beri aktin ekstrem quhet, Artur Ferketa, 41-vjeç nga Shkodra.

Në kohën që i ka vënë flakën qelisë brenda ka patur edhe persona të tjerë. Ka qenë ndërhyrja e gardianëve që ka bërë të mundur parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gazetari  Report Tv, Julian Hila, bën me dije Ferketa ka marrë disa lëndime në trup si pasojë e flakëve, ndërsa më pas i është ofruar ndihma mjekësore e menjëhershme brenda ambienteve të burgut. Për këtë zjarrëvënie ende nuk dihen shkaqet por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ferketa është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë në Shkodër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 05/07/2019 16:59

    Uaa burg per nje biçiklete.Shteti i forte si gjithmone mbas1991.Turp e faqja e zeze per ato gjyqtare e prokurore.Edhe Enveri nuk i denonte por nje te rrahur te mire dhe pune te detyruar.

    Përgjigju
    • Erik: 06/07/2019 09:20

      Problemi eshte sa here e ka perseritur kete veper. Me mire te rrije brenda se sa te behet stres per njerezit e pafajshem kur u vjedh djersen dhe i tmerron me idene qe u hyn ne shtepi apo biznes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë