VIDEO/ Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastratit, lihet në burg Elmir Tufa! Avokati: Ka video, ditën e ekzekutimit ishte në gjykatën e Krujës

Gjykata e Fierit la në fuqi masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin, Elmir Tufa, i arrestuar tri ditë më parë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt 2021. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi mbajtjen e të dyshuarit në qeli për vijimin e hetimeve, ndërkohë që avokati pretendoi se klienti i tij ka qenë në gjykatën e Krujës ditën kur ka ndodhur ngjarja. Për vrasjen e Kastratit, dy vjet më parë është arrestuar dhe dënuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja ndërkohë që dyshohen si pjesëmarrës edhe disa persona të tjerë.

Kujtojmë se forcat operacionale speciale arrestuan më 2 nëntor Elmir Tufën, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt të vitit 2021, në fshatin Sheq në Fier.

31 vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ai akuzohet se është autori i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42 vjeçar. 

Si ndodhi atentati?
Paraditen e 1 shkurtit 2021 biznesmeni Shkëlzen Kastrati  po lëvizte me mjetin e tij tip Benz në fshatin Sheq të Fierit, - ku kishte dhe lokalin e tij - kur u  qëllua me breshëri kallashnikovi nga brenda një fuoristrade Range Rover. Kastrati ka ecur edhe disa metra me makinë duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. 

I arrestuari i parë për këtë atentat është Albert Zaja, i cili u prangos nga RENEA më 21 mars 2021 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Në listën e policisë si autor i ngjarjes përveç Albert Zajës që mohoi akuzën, ishte edhe Elmir Tufa, i cili u kap në Fushë-Krujë sot më 2 nëntor. Dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në krim, Elson Xhecuka 29 vjeç dhe Silvio alias Roland Cara 41 vjeç, janë ende në arrati. Ata dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Dy plumbat, një në krah dhe një në kokë i morën jetën biznesmenit Kastrati. Hetimet u përqendruan tek hakmarrja, pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat, vëllai i tij, Klemend Kastrati. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Tentativa e eliminimit të tij u konsiderua për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një konflikti për makina, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Lihet në burg i dyshuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, avokati: Ka pamje, atë ditë ishte në gjykatën e Krujës

1699176003_finalprojekt.00103823.Still081.jpg

Foto:Elmir Tufa duke hyrë në Gjykatën e Fierit, 5 nëntor 2023

Elmir Tufa, i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ka dalë sot para gjykatës në Fier. 31-vjeçari mbërriti në gjykatën e Fierit me një kapuç në kokë. Gjykata la ndaj tij masën në fuqi ‘arrest’ me burg. Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës