VIDEO/ Në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa! Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura

FUSHE KRUJE -  Forcat operacionale speciale arrestuan sot (2 nëntor) Elmir Tufën, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt të vitit 2021, në fshatin Sheq në Fier.

31 vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ai akuzohet se është autori i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42 vjeçar. 

Mësohet se forcat operacionale kanë pasur informacion se i riu në kërkim po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë dhe kanë ndërhyrë për arrestimin e tij. Policia publikoi pamjet e momentit të arrestimit të Elmir Tufës, teksa forcat speciale e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K" informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua 'Lokalizimi'

Për arrestimin e Tufës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzoi forcat operacionale por shtoi se ka ende ngjarje të pazbardhura që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

Ndërkohë, i arrestuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është Albert Zaja i cili u kap në 21 mars të vitit 2021 teksa përpiqej të arratisej nga forcat “RENEA” në Fushë-Krujë. Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Silvio alias Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Si ndodhi atentati?

Paraditen e 1 shkurtit 2021 biznesmeni Shkëlzen Kastrati  po lëvizte me mjetin e tij tip Benz në fshatin Sheq të Fierit, - ku kishte dhe lokalin e tij - kur u  qëllua me breshëri kallashnikovi nga brenda një fuoristrade Range Rover. Kastrati ka ecur edhe disa metra me makinë duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. 

I arrestuari i parë për këtë atentat është Albert Zaja, i cili u prangos nga RENEA më 21 mars 2021 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Në listën e policisë si autor i ngjarjes përveç Albert Zajës që mohoi akuzën, ishte edhe Elmir Tufa, i cili u kap në Fushë-Krujë sot më 2 nëntor. Dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në krim, Elson Xhecuka 29 vjeç dhe Silvio alias Roland Cara 41 vjeç, janë ende në arrati. Ata dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Dy plumbat, një në krah dhe një në kokë i morën jetën biznesmenit Kastrati. Hetimet u përqendruan tek hakmarrja, pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat, vëllai i tij, Klemend Kastrati. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Tentativa e eliminimit të tij u konsiderua për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një konflikti për makina, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.

Elmir Tufa, momenti i arrestimit të tij dhe Shkëlzen Kastrati

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Arrestimi i Elmir Tufës, reagon Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura! Nuk mund të harrohen nëse autorët s’përballen me drejtësinë

1696407302_balla.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Elmir Tufës në Fushë-Krujë. Balla përgëzoi forcat operacionale për aksionin e sukseshshëm ndërsa theksoi se vrasjet e vjetra nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

“Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot”- shkruan Balla.

Ora 17:00
VIDEO/ Policia e shtrin përtokë, momenti kur arrestohet në Fushë-Krujë Elmir Tufa, në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Ky është momenti kur arrestohet  Elmir Tufa i akuzuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në vitin 2021, ditën e sotme nga forcat e Policisë Operacionale në Fushë-Krujë. Në videon e policisë Kastrati shihet i shtrirë përtokë kur i vendosen prangat.

Njoftimi i policisë

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".     

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë. 
 
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.

Ora 16:52
U arrestua sot për vrasjen e biznesmenit të ndodhur 2 vite më parë, ky është Elmir Tufa (FOTO)

1698940439_elmirtufa.jpg

Ky është Elmir Tufa, i cili u arrestua nga policia sot në Fushë-Krujë pasi ishte shpallur në kërkim prej 2 vitesh si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati.

Forcat operacionale, kishin marrë informacion se Tufa ishte duke lëvizur rreth zonës dhe kanë ndërhyrë në moment duke e arrestuar.  

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 02/11/2023 20:44

    Po pse o lumadh pse.....jane shume 35

    Përgjigju
  • 313: 02/11/2023 20:42

    Shum shpejt do behet pentito do tregoj edhe ngjarje te tjera...

    Përgjigju
  • Bravo: 02/11/2023 17:22

    Njerzit qe vrasin per lek nuk duhet te shohin me driten e diellit . Jan krijesat me te poshtra . Sidomos keto cunat e ri qe vrasin per lek ca do presesh nga keto

    Përgjigju
    • Gripi: 02/11/2023 20:57

      Keta duhen ekzekutuar gjate aksionit se e kane bere trend tani qe pendohen. Duhen vrare si qente qe te zene mend shoket e tyre. Qenie te peshtira.

  • Bravo: 02/11/2023 17:21

    Kalbeni ne burg ... ku ta ken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur