Akuzohet për skemë mashtrimi 1 mln USD, kush është Elsa Biba, bashkëshortja e ndërtuesit të vrarë në Dajt

Akuzohet për skemë mashtrimi 1 mln USD, kush është Elsa Biba, bashkëshortja e ndërtuesit të vrarë në Dajt

Vasil Biba, ish-ndërtuesi i vrarë në Malin e Dajtit

Mes të arrestuarve për skemën e mashtrimit 1 mln dollarë me faturat e TVSH-së, është edhe Elsa Biba, 32-vjeçe, me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k. Hetim Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuloi mashtrimin e përfaqësuesve të 4 bizneseve, Gjergj Fela 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k, H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste dhe T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.



Ekstrakti i QKR, Elsa Biba, administratore e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k

Dy vite më parë, shkurt 2016 u gjet i vrarë bashkëshorti i saj, pronar i kompanisë së ndërtimit, Vasil Biba. Ai u gjet i qëlluar me dy plumba në kokë dhe në gjendje të dekompozuar.

Biba u denoncua i zhdukur në dhjetor 2015 nga bashkëshortja e tij Elsa Biba. Ngjarja u dyshua se kishte lidhje me skemën e mashtrimit që kishte ngritur Biba, i cili shiste apartamentet më shumë se njëherë, ndërsa nuk u arrit të zbuloheshin autorët e ngjarjes. Vasil Biba ka qenë person me precedent penal, kryesisht në fushën e mashtrimit, por dhe për sa i përket detyrimeve financiare që ai ka pasur ndaj subjekteve shtetërore. Kompania e regjistruar në emër të tij, 'FELSABI' rezulton debitore te Tatimet me 639 mln lekë borxhe.


Kompania e Vasil Bibës, 'FELSABIi' debitore te Tatimet me 639 mln lekë

Dy vite më pas, me akuzën e mashtrimit përballet edhe bashkëshortja e tij, Elsa Biba, e cila pas hetimeve të Drejtorisë së Tatimeve, është lënë në masën e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme njofton gjithashtu se vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e të tjerë personave të përfshirë.


Lajmi kryesor:

Mashtrimi 1 mln $, 4 të akuzuar, mes tyre gruaja e ndërtuesit të vrarë në 2016 në Dajt


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?