Mashtrimi 1 mln $, 4 të akuzuar, mes tyre gruaja e ndërtuesit të vrarë në 2016 në Dajt

TIRANE - Pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në buxhetin e shtetit rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare. Mes të ndaluarve nga policia, është edhe Elsa Biba, administratore e një shoqërie ndërtimi, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e ish-ndërtuesit Vasil Biba, i vrarë në vitin 2016 në Malin e Dajtit, pasi ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me shitjen e apartamenteve në Tiranë. 

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë: 

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gjergj Fela 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Biba, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Si funksiononte skema e mashtrimit
Sipas provave të mbledhura nga ky hetim, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë. 

Ndaj të proceduarve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Akuzohet për skemë mashtrimi 1 mln USD, kush është Elsa Biba, bashkëshortja e ndërtuesit të vrarë në Dajt

Mes të arrestuarve për skemën e mashtrimit 1 mln dollarë me faturat e TVSH-së, është edhe Elsa Biba, 32-vjeçe, me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k. Hetim Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuloi mashtrimin e përfaqësuesve të 4 bizneseve, Gjergj Fela 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k, H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste dhe T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.



Ekstrakti i QKR, Elsa Biba, administratore e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k

Dy vite më parë, shkurt 2016 u gjet i vrarë bashkëshorti i saj, pronar i kompanisë së ndërtimit, Vasil Biba. Ai u gjet i qëlluar me dy plumba në kokë dhe në gjendje të dekompozuar.

Biba u denoncua i zhdukur në dhjetor 2015 nga bashkëshortja e tij Elsa Biba. Ngjarja u dyshua se kishte lidhje me skemën e mashtrimit që kishte ngritur Biba, i cili shiste apartamentet më shumë se njëherë, ndërsa nuk u arrit të zbuloheshin autorët e ngjarjes. Vasil Biba ka qenë person me precedent penal, kryesisht në fushën e mashtrimit, por dhe për sa i përket detyrimeve financiare që ai ka pasur ndaj subjekteve shtetërore. Kompania e regjistruar në emër të tij, 'FELSABI' rezulton debitore te Tatimet me 639 mln lekë borxhe.


Kompania e Vasil Bibës, 'FELSABIi' debitore te Tatimet me 639 mln lekë

Dy vite më pas, me akuzën e mashtrimit përballet edhe bashkëshortja e tij, Elsa Biba, e cila pas hetimeve të Drejtorisë së Tatimeve, është lënë në masën e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme njofton gjithashtu se vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e të tjerë personave të përfshirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 04/10/2018 14:50

    Kjo eshte nje skeme mashtrimi e vjeter ,vene ne veprim qe ne kohen e qeverisjes kusaro-bandite shqup-se. Cudi,kush i i mban ende gjalle,nga administrata tatimore keto skema grabitese te parase publike????Per mua,keta jane pergjegjesit e pare qe duhet te prangosen dhe penalizohen me gjoba financiare,qe tu luj petlla.

    Përgjigju
  • Erik: 04/10/2018 14:02

    Mqse merren me ndertim, konfiskojani pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme nga 1 milion, merrini 3 milion qe te vëj mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen