U arrestua së bashku me bosin e drogës së Ekuadorit! Artur Rrapaj, provë e lidhjes së mafias shqiptare me kartelin ‘Nueva Generacion’

U arrestua së bashku me bosin e drogës së Ekuadorit! Artur Rrapaj, provë e lidhjes së mafias shqiptare me kartelin ‘Nueva Generacion’

Arrestimi i Emilio Sánchez Farfán, 'El Gato'

Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në një bastisje të kyer në banesat e kreut të kartelit ekuadorian 'Gato', ka zbuluar të dhëna për marrëdhënien e kartelit ‘Nueva Generación’ me mafian shqiptare. Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias 'Gato', u arrestua në Pasto, Kolumbi . Por, në të njëjtën kohë, disa bastisje u kryen në Ekuador. Agjentët mbërritën në pronat ku supozohej se edhe shqiptari Artur Rrapaj banonte me alias 'Gato'.

Pas kontrollit u bë arrestimi i tij. Si fillim ndaj tij u regjistrua hetimi për pasuri të pajustifikuar pa e identifikuar si anëtar të strukturës së Nueva Generación Cartel, organizatës që drejtohej nga Sánchez Farfán. Oficerët e uniformuar identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. shkruajnë mediat e huaja.

Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar anëtarë të saj në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi është blerja e kokainës së lirë , sipas një hetimi të InsightCrime . Një burim policor i tha ‘PRIMICIAS’ se shqiptarët, me bazë në Ekuador, shtiren sikur janë biznesmenë që merren me eksportet ushqimore. Por ata janë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë .

Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga 'Gato'. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë . Raporti thotë se dërgesat e kokainës ishin dërguar nga Ekuadori . Ai e bëri këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë .

Kontakti me Sinaloa

Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi i tij me kartelin Sinaloa , të udhëhequr nga Ismael 'El Mayo' Zambada . Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se 'El Mayo' Zambada ishte aleat me mafian shqiptare . Konkretisht me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave.

Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México , kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar. Një rrjet transnacional Lidhjet e alias 'Gato' me kartelin Sinaloa dhe mafian shqiptare nuk janë të vetmet në nivel ndërkombëtar . Karteli i ‘Nueva Generacion’, i cili në Ekuador përbëhet nga grupe si Los Lobos dhe Los Tiguerones, ka më shumë lidhje. Kjo u zbulua nga agjentët që morën pjesë në operacionin për kapjen e ‘Gato’-s, si në Kolumbi ashtu edhe në Ekuador. Karteli Nueva Generación, i komanduar nga alias 'Gato', arriti të krijojë një strukturë narko-kriminale me lidhje me: Meksikën (kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación), Kolumbinë (Oliver Sinisterra Front) dhe Evropën (Mafia Shqiptare dhe Klani Devesa).

Në të majtë, Artur Rrapaj dhe në të djathtë 'El Gato'

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë