1764755401_operacionipolicorikoduarstrike.jpg

29-vjeçari Nevzat Spaho nga Përrenjasi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi MëhallaElbasan, rezulton me precedentë të theksuar kriminalë, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje. 

Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, Nevzat Spaho dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri një person për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Po ashtu emri i tij del në një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2016, në një konflikt të ndodhur mes 5 të rinjsh në stacionin e autobusit në Përrenjas. Spaho dhe një tjetë goditën me thikë dy të tjerë, të cilët përfunduan në spital. Ata tentuan të largohen me një mjet tip Benz, por u ndaluan nga policia.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, sherr ortakësh apo pazare droge? I treti i arrestuar, bashkëpunëtor në krim! Rezulton me precedentë (EMRI+FOTO+VIDEO)