U arrestua si person që ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës, Edison Arazi del në Gjykatë, por s'pyetet për ngjarjen! Lihet në burg vetëm për posedim kanabisi

U arrestua si person që ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, por sot në Gjykatë Edison Arazi u la në arrest me burg vetëm për akuzën e posedimit të kanabisit.

Rezulton se 26-vjeçari nuk ka lidhje me ekzekutimin e Mustafës, ndërsa në procesverbalin e arrestimit të tij shkruhet se është arrestuar vetëm për 280 gramë kanabis që iu gjet në një magazinë dhe jo për vrasjen.

Ndërkohë, vetëm një ditë pas vrasjes së Mustafës, Policia njoftoi zbardhjen e ngjarjes duke bërë me dije se u arrestua 15-vjeçari Ergys Malja, u shpall në kërkim Ibrahim Lici si dhe u arrestua Edison Arazi si person i dyshuar se ka dijeni për ngjarjen.

Por në seancën e sotme gjyqësore, Arazi nuk u pyet në lidhje me ngjarjen, ndërsa seanca gjyqësore për të miturin Malja do të mbahet veçmas, në orën 12:00 ditën e sotme.

Ndërkohë, jashtë seancës gjyqësore, vëllai i Edison Arrazit, Ergys Arraz, ka deklaruar për mediat se vëllai i tij nuk ka lidhje me vrasjen e Mustafës dhe as me drogën e sekuestruar.

"Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë sonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.

Endri Mustafa u gjet i vdekur me 6 plumba në trup më 17 maj, në zonë e Livadheve të Shkodrës. Si autorë të ngjarjes Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, ndërsa është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij.

Ndërkohë, Mustafa Lici, babai i 28-vjeçarit Ibrahim Lici, hodhi tha se autori i ngjarjes nuk është djali i tij, duke flur për një skemë të ngritur nga policia për të implikuar pa faj djalin e tij. Për mediat, ai tha një ditë pas ekzekutimit të Mustafës se 15-vjeçari Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa, dhe për grupin Bajri. Sipas tij, janë Bajrajt dhe Astmer Bilali, që kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi