Në 2012 është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në 2015 për plagosje të rëndë me dashje, por në të dyja rastet çështjet janë pushuar. Për armëmbajtjen pa leje 31-vjeçari u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta.
Për plagosjen në maj të 2015, Klajdi Gjeci u lirua pasi personi i dëmtuar Enton Nushaj tërhoqi padinë. Ndërsa në dhjetor 2015 Klajdi Gjeci dyshohet se u mor peng nga 3 persona. Të arrestuarit dhe vet Gjeci dhanë dëshmi të paqarta, çka solli edhe lirimin e tyre, pasi Klajdi Gjeci tha se nuk i njihte personat e arrestuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











