U arrestuan pas protestave, mbyllet çështja për 2 të rinjtë, Kalaja: Prokuroria nuk gjeti shkelje

Tirane- Anëtarja e kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja, në një dalje nga prokuroria e Tiranës njoftoi pushimin e procedimit penal ndaj dy të rinjve të arrestuar pas protestave para parlamentit pranverën e kaluar. Kalaja tha se PD e Berishës i mbron aktivistët e saj ndryshe nga Basha.

Pushoi procedimin penal ndaj dy anëtarë të PD, Petoku dhe Stafa, që u arrestuan në protestën pranë parlamentit pranverë vjet.  Nga hetimet doli që nuk kishte asnjë konsumim vepre penale dhe u vërtetua se mungon fakti penal.

Jemi një shtet ku qeveris mafia, pasi është absurde se si të rinjtë arrestohen pa asnjë provë e fakt. Pasi tij dosja kaloi në një prokuror tjetër i cili u ngrit në lartësinë e detyrës dhe jo sipas urdhrave politike.’- tha Kalaja.

Kalaja tha se dosja për të rinjtë ishte një vit peng prej urdhrave politikë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb