U arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, lirohen nga qelia ish drejtori dhe oficerët e arrestuar

U arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, lirohen nga qelia ish drejtori dhe oficerët e arrestuar

Arben Lleshi i vrarë në burgun e Peqinit dhe Sokol Mjacaj autori

Tirane - Policët e burgut të Peqinit të cilët ishin arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit të ndodhur në këtë sistem penintenciar të sigurisë së lartë do të hetohen jashtë qelisë së paraburgimit.

Gjykata e Apelit caktoi masat e sigurimit arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje ndaj tyre duke ndryshuar kështu masën e sigurisë 'arrest me burg' 

Për ish drejtorin e burgut, Kamber Hoxha u dha masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje' 

Më 15 dhjetor 2023 i dënuari përjetë ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja. Një ditë më pas prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e drejtorit të burgut Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke mos ushtruar kontroll ndaj të burgosurit.

Apeli refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sokol Mjacajt i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi”.

Në hetim 
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç - masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
-Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç - Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç -  masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç -Masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç -  masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
-Polic shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, - Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Polic shërbimi Florene Mile, 43 vjeç, - Masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
-Polic shërbimi Fatos Pire, 50 vjeç -   Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Polic burgu Genci Muça, 49 vjeç, Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Polic burgu  Klement Haka, 44 vjeç, Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Polic burgu Erjon Çila, 36 vjeç, Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
-Polic burgu - Indrit Dubali, 41 vjeç Masa e Sigurisë "arrest në shtëpi”
 

Me një letër të dërguar më 30 nëntor, 15 ditë para vrasjes drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj njoftonin drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija mbi situatën skandaloze brenda burgut të sigurisë së lartë i cili në fakt ishte kthyer në hotel me '5 yje'

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 25/01/2024 14:08

    Kjo eshte shqiperia e korruptuar DERI NE PALCE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë