U arrestuan për 4 mln Eurot/ Report Tv zbardh lëvizjet, ja sa rrugë bënë shoferët në muajt e fundit

U arrestuan për 4 mln Eurot/ Report Tv zbardh lëvizjet, ja sa rrugë bënë shoferët në muajt e fundit

Njëra nga dy makinat tip Toyota Yaris ku u sekuestruan 4-5 mln euro

REPORT TV zbulon detaje të reja në lidhje me superoperacionin e zhvilluar sot nga policia e Durrësit ku u sekuestruan mbi 4 mln euro në 2 makina, ndërsa u arrestuan 3 persona, shoferët e kamionit që i transportoi nga Bari dhe administratori i kompanisë. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë që mister mbetet njeriu që porositi makinat.

Por Report Tv zbardh edhe lëvizjet e fundit të shoferëve që u arrestuan. Nga fillimi i këtij viti, saktësisht nga muaji shkurt deri në qershor Klevi Cani ka bërë katër udhëtime për të transportuar makina nga Italia në Shqipëri. Ndërsa shoferi tjetër Agim Ceka ka bërë dy herë rrugën e transportit.

Aktualisht të tre janë të arrestuar, ndërsa deri tani Report Tv ka zbardhur dëshminë e administratorit të kompanisë, Edi Lika. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte, ndërsa ishte kontraktuar për transportin nga një biznesmen, por pa dhënë detaje se kush ka qenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja