Përfaqësuesi i Partisë demokratike Belind Këlliçi ishte në banesën e Eduart Hysës në Kurbin, shtëpia e të cilit gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të shumta. Ndonëse ende e pariparuar, Eduarti ka vendosur të jetojë në banesë. Ai pranon se është dëmshpërblyer për banesën, por sipas banorit të Shpërdhetit në Kurbin, shuma është e pamjaftueshme për të riparuar banesën.

Këlliçi bashkëbisedim me qytetarin:

Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?

Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?

Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke?

Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.

Këlliçi: 6 muajsh?!

Qytetari: 6 muajsh!

Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?

Qytetari: Në çadër, ne çadër!

Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?

Qytetari: Unë jam invalid. Marr një  kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).

Belindi: Vetë i gjashtë?

Qytetari; Vetë i gjashtë!

Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?

Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Partia Demokratike ka akuzuar edhe më herët qeverinë, e cila sipas saj nuk ka vlerësuar si duhet dëmet që qytetarët pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas selisë blu, qeveria i ka braktisur ata të cilët mbetën pa shtëpi dhe prej gati një viti jetojnë  në çadra.