U bë bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani tregon kush e vrau Albi Bashaliun në Peqin! U qëllua nga autorë me kapele e maskë COVID-i
Albi Bashalliu, i vrarë në dhjetor 2021

Ne foto: Albi Bashalliu, vrarë në dhjetor 2021
Report Tv mëson se dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.
35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.
Kur kishin kaluar gjashtë muaj Albi Bashaliu u ekzekutua pikërisht në vendin ku i vëllai kishte vrarë Xhahysën. Pak metra më tutje policia gjeti dhe makinën e djegur të autorëve.
Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021
Atëherë Report Tv mësoi se Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele.
Ndërkohë në nëntor të 2022 Leonard Bashaliu u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Ylber Xhahysës.
Lajmi kryesor:
Grabiti 30 mijë euro në Astir, arrestohet anëtari i grupit të Laert Haxhiut! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardh 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje! Firmosen 15 urdhër-arreste
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe: Gara e pabarabartë, gati për betejë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye
16 Mars, 21:45
-
Fier/ Aksident në lagjen '15 Tetori', përplasen 6 automjete, s'ka persona të lënduar (VIDEO)
16 Mars, 19:49
-
Tiranë/ Merr flakë makina në parkingun e një pallati në rrugën 'Gjik Kuqali', shkak dyshohet një defekt teknik
16 Mars, 19:07
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Fier/Rritet numri i të sëmurëve me veshka, 1200 për një vit! Nefrologia: S’jep simptoma, bëni analiza të shpeshta
16 Mars, 16:13
-
Fier/ 12 denoncime për shantazh në rrjetet sociale nga janari deri në 15 mars, të prekur grupmosha 13-16-vjeç, psikologë dhe avokatë ngrenë alarmin për bullizmin
16 Mars, 15:51
-
Arrestohet hajduti serial i monopatinave dhe biçikletave në Tiranë! Shfrytëzonte dhe dy të mitur për grabitjet
16 Mars, 15:16
-
Në kërkim nga SPAK për tritol e bashkëpunim në vrasje, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut
16 Mars, 14:12
-
Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit
16 Mars, 13:15
-
‘Prada’, ‘Dior’, sekuestrohen mallra luksi kontrabandë në Rinas! Kapen 111 mijë euro të padeklaruara! Në hetim 6 persona (VIDEO)
16 Mars, 10:45
-
Aksidentoi për vdekje këmbësorin 45-vjeçar në autostradën Thumanë-Laç, arrestohet shoferi
15 Mars, 17:09
-
Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen
15 Mars, 16:51