Po e prisnin në makinë me xhama të zinj, ekzekutohet 32-vjeçari sapo parkoi mjetin e tij! Autorët me kapele e maskë COVID-i! Dëshmitari: Pasi e qëlluan, u siguruan që kishte vdekur! Pista kryesore hakmarrja

PEQIN-Një 32-vjeçar është ekzekutuar në rrugë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, teksa mësohet se viktima është identifikuar si Albi Bashaliu. Report Tv mëson se ai kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluarr disa herë me pistoletë duke ndërruar jetë në vend.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, teksa dyshimet janë se në krim kanë marrë pjesë 2 persona, të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Për vrasjen e Albi Bashalliut policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okular në lokal si dhe anëtarë të familjes Xhahysa.  

Pista e hetimit
Pista kryesore e hetimeve është e hakmarrjes, kjo sepse Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit ka ekzekutuar 6 muaj më parë Ylber Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Kjo është pista kryesore e hetimeve, e megjithatë, vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e krimit, sekuestrimin e çdo prove të mundshme që shërben për identifikimin e autorëve, ndërsa në vendngjarje mbërriti drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Vrasja e Ylber Xhahysa nga vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu
Më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit vetëm 500 metra larg vendngjarjes së sotme është vrarë Ylber Xhahysa, ndërsa në pranga është vënë Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliu.  Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut. Ky konflikt i vjetër mes bashkëfshatarëve dyshohet se ka çuar në hasmëri mes familjeve, ku tashmë shënohen 3 viktima. Aktualisht 36-vjeçari Leonard Bashaliu është në burg ku vuan dënimin për vrasje.

Dëshmia e dëshmitari kyç
Një prej dëshmitarëve kyç në vendin e ngjarjes, Sami Bashaliu, pronari i lokalit pranë së cilit ndodhi ngjarja ka rrëfyer se kanë qenë 2 persona, që e prisnin në një makinë me xhama të zinj dhe aspo 32-vjeçari ka parkuar makinën e kanë qëlluar. Ai ka rrëfyer se autorët ishin të veshur metë zeza dhe me maskë COVID. Pasi e kanë qëlluar, shprehet dëshmitari, janë siguruar që Bashaliu ka vdekur, më pas i kanë marrë çelësat e makinës viktimës dhe janë larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, makinën e tyre e kanë djegur.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Viktima  Albi Bashaliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
'Më thanë futu brenda zotri', dëshmitari për Report Tv: Autorët pasi e qëlluan 2 herë e kontrolluan nëse kishte vdekur! Ishin të veshur me të zeza e maskë COVID, u larguan me qetësi

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka marrë në një intervistë ekskluzive një prej dëshmitarëve kryesor, pronalin e lokalit për ku ishte nisur Albi Bashaliu. Sami Bashaliu, i afërm i viktimës tregon se autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me maskë COVID, e ndërsa shprehet se pasi e kanë qëlluar 2 herë me pistoletë, autorët kanë shkuar dhe e kanë kontrolluar nëse 32-vjeçari kishte vdekur.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarjen nuk e pamë, unë isha brenda, ngjarja ndodhi në rrugë, një makinë ishte parkuar këtu afër punës sime, me targa tona, ishin xhamat e zinjë dhe nuk dukej njeri brenda.

Nuk patë ndonjë lëvizje të dyshimtë?
Jo asgjë, kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë 'futu brenda zotri', ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore,

Ikën menjëherë?
Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi, dhe i quajti dy herë, i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë.

Si e njihnit Albin?
Ishte punëtor, djalë i mirë, ka qenë i sëmurë, m'u dhimbs, s'kam fjalë

Dyshimet?
Nuk e di, unë kam qenë në punë

Ora 12:36
Vrasja në Peqin/ Shkon në vendngjarje shefi i Policisë kriminale, Tonin Vocaj

1640605065_ToninVocaj.jpg

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e e Shtetit, Tonin Vocaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas ekzekutimit të 32-vjeçarit Albi Bashaliu.

Ora 11:04
I veshur ushtarak me uniformën greke dhe duke nderuar, del fotoja e 32-vjeçarit që u vra sot në Peqin

1640599470_ALBIBASHALLIU.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës, Albi Bashaliu. Postimi i tij i fundit është ndërrimi i fotos së profilit ku kishte vendosur fëmijët. 

Ora 10:41
Ekzekutimi në Peqin/ 32-vjeçari u vra pranë vendit ku vëllai i tij qëlloi për vdekje 6 muaj më parë Ylben Xhahysën

1640600983_PEQIN.jpg

Report Tv mëson se Albi Bashaliu është vrarë ku vëllai i tij, Leonard Bashaliu vrau 6 muaj më parë Ylben Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Ndërkohë, pak metra më tutje është gjetur dhe makina e djegur e viktimës.

Ora 10:26
VIDEO/ Ekzekutimi i 35-vjeçarit sot në Peqin, dalin pamje nga vendngjarja! Autorët dogjën automjetin e tyre dhe u arratisën me makinën e viktimës

Report Tv ka siguruar pamje të vendit ku u ekzekutua 35-vjeçari Albi Bashaliu. I riu u ekzekutua sot rreth orës 08:40, ndërsa autorët kanë djegur edhe automjetin e tyre dhe u arratisën me makinën e viktimës. Pistë dyshimi për vrasjen dyshohet hakmarrja, pasi vëllai i viktimës është në burg për një vrasje të kryer në qershor të këtij viti.

Ora 09:50
Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua sot në Peqin, vrasja dyshohet për hakmarrje

Leonard Bashaliu

Report Tv ka mësuar se viktima nga atentati i sotëm është identifikuar si Albi Bashaliu. Ai është vëllai i Leonard Bashaliu, dhe ky i fundit ndodhet në burg i dënuar për vrasje. Dyshohet se vrasja e sotme ka ndodhur për hakmarrje. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/12/2021 02:50

    Te vrasesh njeriun per nje gervishje makine,tregon qe nuk je mire menderisht

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2021 00:18

    Dhe Rama kerkon qe makinat te nderojne pronar,pa u kontrrolluar me pare!Keta kokedru po shkojne ne gjakmarrje per nje gervishtje makine,jo me te kete makina te tjera probleme teknike.Le te shohim nese pronari do te gjeje guximin t'i jape policise qofte edhe nje identikit te pjesshem te vrasesve(syte,meqe kishin maske),shenja te tjera trupore qe mund t'i kujtohen menyra e ecjes,mosha,etj.Cdo hollesi sa do e vogel, ndihmon.

    Përgjigju
  • fshati: 27/12/2021 13:07

    Per nje te gervishur u vrane! Kurre nuk kam degjuar ne perendim qe dy shqipetare te vriten per nje te gervishur makine, kjo ndodhe vetem ne Shqiperi. A e dini pse?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 27/12/2021 11:54

    Ne te semes dhe grekofilet e tjere ????????????????????????????????

    Përgjigju
  • A. N.: 27/12/2021 10:55

    Per nje te gervishtur makine iken 2 jete dhe kushedi se sa te tjera do ikin.

    Përgjigju
    • Loni: 27/12/2021 12:06

      Jeni te vegjel me duket se skeni degjuar per veshgjatet e peqinit... Atje ka per borxh me u djeg nga sedra robi... Pupupu o robi ton...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë