U bë i famshëm 5 vite më parë pasi imitoi fanellën e Messit i veshur me një qese, vogëlushi afgan i kërkon ndihmë idhullit të tij: Kam frikë nga talebanët, më shpëto
Fotoja e vogëlushit që u bë virale 5 vite më parë
Ishte viti 2016 kur Murtaza Ahmadi, një fëmijë afgan që ishte 5 vjeç në atë kohë, u bë i famshëm në internet. Fotografia në të cilën ai u shfaq duke luajtur futboll i veshur me një qese plastike të shndërruar në fanellën e Lionel Messit me numrin 10 të Argjentinës u bë virale. Sot, nga Afganistani në duart e talebanëve, fëmija kthehet për të kërkuar ndihmë nga idhulli i tij.
Ky imazh viral, atëherë emocionoi kampionin e Barcelonës, i cili donte të takonte Murtazën, një dëshirë që u realizua falë Unicef dhe disa sponsorëve. Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar për të dy ata. 'Pleshti' nuk është më në skuadrën e Barcelonës, ai luan në PSG me fanellën nr.30., ndërsa Murtaza Ahmadi, nga ana tjetër, po përjeton orë makthi në Kabul.
Dhe nga atje ai i bën një apel idhullit të tij.
"Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal sepse kam shumë frikë nga talebanët.. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë. Unë dua të luaj futboll dhe ta bëj atë në paqe, në një vend të sigurt. Ndonjëherë gjatë natës ëndërroj që talebanët po vijnë, ata trokasin në derë dhe më bërtasin", ka thënë ai për agjencinë 'Efe', thirrja e të cilit u shpërnda më pas edhe nga media të tjera.
Kërcënimet ndaj fëmijës dhe familjes së tij nga talebanët bënë që ata të largoheshin nga shtëpia e tyre me nxitim. Xhihadistët e shtetit islamik besonin se Messi gjithashtu kishte bërë një donacion të madh parash për familjen e fëmijës dhe at ai trembeshin edhe atyre. Në maj 2016 ata aplikuan për azil politik në Shtetet e Bashkuara, por iu refuzua. Tani Murtaza i bën apel idhullit të tij me shpresën se ai do ta shpëtojë nga duart e talebanëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill 2024, 11:04
-
U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan
1 Prill 2024, 14:42
-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
22 Shkurt 2024, 15:35