Kërkoi lirinë, Apeli refuzon kërkesën e Jeton Lamit, lihet në burg ish-polici që ndihmoi Ervis Martinaj të arratiset

Kërkoi lirinë, Apeli refuzon kërkesën e Jeton Lamit, lihet në burg ish-polici që ndihmoi Ervis Martinaj të arratiset

Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e efektivit të operacionales Jeton Lami për t’u liruar nga burgu. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Apeli la në burg ish-policin Lami. Vetë Lami nuk u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët e tij. 

Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.

Ai zbulua pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj

Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujku: 20/09/2022 13:56

    Mire e bete se dhe ky mund te arratiset

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg