'U bë kohë që s'shohim 3 pikët me sy', Josa para ndeshjes me Vllazninë! Marku: Shkojmë vetëm për fitore (VIDEO)

Java 32 e Superligës do të nisë të premten me sfidën Kukësi-Vllaznia e cila luhet në orën 18:00. Shkodranët e Brdaric kanë dështuar të fitojnë në dy ndeshjet e fundit dhe në rast se kjo situatë përsëritet me verilindorët atëherë mund t’i thonë mirupafshim titullit, pasi aktualisht janë 3 pikë larg Partizanit kryesues.

‘Do shkojmë për tre pikë, do japim maksimumin. Jemi ndeshur edhe më parë me Kukësin, është një ekip cilësor dhe nuk do ta nënvlerojmë, por padiskutim që shkojmë vetëm për tre pikë.'

Ndërkohë te Kukësi situatë nuk është aspak pozitive, pasi skuadra ka dalë jashtë objektivit dhe fitorja e fundit nuk mbahet mend.

‘Ne s’kemi parë tre pikët me sy që në ndeshjen me Tiranën. Motivimi te lojtarët nuk është se ka munguar, por problemi është se nuk është arritur ajo që duhet. Skuadra I ka mundësitë, por ngjeshja e ndeshjeve ka sjellë një mbingarkesë.’

Gjithsesi Josa siguron se Kukësi ka objektivat e veta dhe nuk do ia bëj autostradë ndeshjen Vllaznisë.

‘Kukësi luan për të grumbulluar sa më tepër pikë, për të treguar vetën lojtarët se çfarë mund të bëjnë. Me këtë gjuhë që po flas tani iu kam folur edhe lojtarëve.

Kjo është java e fundit me ndeshjet e shpërndara në ditë dhe orare të ndryshme, pasi FSHF për të shmangur paragjykimet ka vendosur që katër javët e fundit të luhen në një ditë dhe një orar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?