Me njerëzit që kemi ndarë jetën tonë në mënyrë të përhershme, me ata që jemi ndierë sikur të ishim një, kur ata largohen nga kjo botë, është e vështirë ta besojmë se nuk janë midis nesh. Andrea, më 3 dhjetor në orën 13, bëri dy vjet që është larguar nga kjo botë, por ne, miqtë e tij, dhe familja e fëmijët e tij, nuk e besojmë dot këtë. Unë, madje, u ngatërrova mes datës 3 të vdekjes dhe datës 6 të varrimit. I pamësuar me idenë e largimit të tij nga kjo jetë, nuk u kujtova ashtu si duhet për vdekjen e tij.
Andrea u largua nga kjo botë kur ishte në kulmin e punëve dhe të veprimtarisë së tij. Ishte gjithë entuziazëm dhe kishte hapur disa projekte librash njëherësh, në fushë të historisë filozofike, të publicistikës historike dhe, natyrisht, ishte gjithë energji për të marrë pjesë aktive në jetën e vendit.
Edhe sot vendi i tij në studion e TV Klan në emisionin «Opinion» është bosh dhe vështirë të plotësohet me ndonjë tjetër gazetar. Grinta e tij dhe ndershmëria intelektuale, patosi nganjëherë edhe i rrëmbyer ishin karakteristika të një gazetari të talentuar polemist. Po ashtu dhe shkrimet e tij që disa herë çelnin gazetën «Dita», mungojnë, gjithashtu.
Andrea na mungon të gjithëve edhe për një përmasë tjetër që ai trashëgonte dhe që është pastërtia dhe ndershmëria intelektuale. Rrallë në jetën time kam njohur njeri aq të drejtë, të përkushtuar dhe aq të dhënë pas familjes sa ai.
Ndaj, sa herë vjen dhjetori përgatitem që të mos harroj Andrean, ditën kur ai u largua nga kjo botë. Megjithatë e kam të vështirë sepse vërtet më duket sikur kjo gjë nuk ka ndodhur./Facebook/
Mira! Nuk e di kush je ti,por qe je vrrome me patente kuptohet menjehere.Kurse nese je mashkull,patjeter qe ben pjese ne klubin vicidolas te plakut autik! Jazek te qofte dhe ik ne banje e pastrohu se vjen shume ere dhe me ato qe shkruan.Andrea ishte nje nga shqiptaret me te devotshem dhe qe e meritonte 100 % te quhej e te quhet shqiptar dhe nuk ishte lumpen si puna jote zonja apo zoti Mira!I paharruar do te jete kujtimi i Andrea Stefanit,shembullin e te cilit duhet ta ndjekim te gjithe ne te tjeret!
PërgjigjuO fytyre edhe ti surratin e atij ke shpritn te helmuar gojen te kafshuar trurin te thartuar.
PërgjigjuE flliq kët emër të bukur që ta kan vu ty,,,O Zot,,sa ligësi vetëm në nji fjali,,për nji të kundër nji njeriu të respektuar që nuk jeton më .Njeri pa velra,pa shpirt,e pa mend jo ejoooo,,sa gjynaf,,cfar nivel i ulët
Është rasti kur thon që Zoti zgjedh më të mirin,,Andrea ishte i vecant dhe i pazëvendësueshëm.I paharruar qoft
Përgjigju