‘U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu!’ përplasjet e ashpra mes Bardhit e Nokës: Përgjigju për vilën 760 mijë euro të Gjiri i Lalëzit! Ke mik trafikant droge

‘U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu!’ përplasjet e ashpra mes Bardhit e Nokës: Përgjigju për vilën 760 mijë euro të Gjiri i Lalëzit! Ke mik trafikant droge

Flamur Noka dhe Gazment Bardhi

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u shfaqën sot së bashku në Shkodër, në përpjekje për bashkimin e opozitës.

Por prej dy vitesh, dy demokratët kanë shkëmbyer akuza mjaft të rënda kundrejt njëri-tjetrit, të cilat siç duket tashmë i kanë lënë mënjanë, pasi siç thonë ata po e bëjnë për të mirë të demokratëve.

Shqiptarja.com sjell disa nga përplasjet më të rënda mes Nokës edhe Bardhit, të cilat nisën pas ndarjes së PD-së mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Rithemelimit të Sali Berishës. Bardhi asokohe mbështeste Bashën, derisa krijoi një grupim të tijin dhe si përfundim u bashkua me Rithemelimin.

Noka-Bardhit: U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu

Në qershorin e 2022, Flamur Noka i kujtoi Gazment Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ku e akuzoi se u bë deputet mbi gjakun e një njeriu. Ndërsa Bardhi i tha Nokës të dalë e tu japë llogari demokratëve se përse Berisha u ka dërguar mesazh deputetëve që të bëhen bashkë me socialistët për të rrëzuar komisionin e Investimeve strategjike. 

Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.

Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj, por ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës.

Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky parlament.

‘E ka një deputet i PD!’ Në vilën 760 mijë euro që akuzon Bardhi, kalon pushimet Flamur Noka

Një tjetër debat i fortë ka qenë akuzat e Bardhit për Falmur Nokën për  për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Duke iu përgjigjur akuzës se gjobit oligarkë, për të cilën e akuzoi Flamur Noka, Bardhi pyeti se cilin prej tyre ka gjobitur, duke përmendur se Noka ka një mik që rezulton të jetë një trafikant droge. Për këtë person, Bardhi thotë se në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm, lejoi trafikimin e drogës drejt Britanisë së Madhe, e me ato para që përfitonte, i pastronte me pasuri të paluajtshme.

"Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë"- shkruante Bardhi.

Shenjat e bashkimit me Sali Berishën, Gazment Bardhi i dha pasi u kthye nga SHBA, protestën e 5 shkurtit, ku përfundoi nën ballkonin, e ish-kryeministrit në arrest shtëpie, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 15/02/2024 08:55

    KARAGJOZET E RISHPARTALLIMIT ( GAZMENDA+MULI)...SA TE PACIPE QE JANE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja